ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, rumuni Sirghi firmos me Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2018 | 19:47

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, rumuni Sirghi firmos me Flamurtarin

Siç Panorama Sport e kishte paralajmëruar prej ditësh në mënyrë ekskluzive, mbrojtësi rumun, Kristian Sirghi, është zyrtarizuar si lojtari më i ri i klubit të Flamurtarit.

Flamurtari

Mbrojtësi, që sezonin e fundit është aktivizuar me skuadrën e Gaz Metanit në Rumani, do të jetë një përforcim i rëndësishëm për Dajën në repartin e prapavijës. 31-vjeçari, është 1.84m i gjatë, dhe kryesisht karrierën e ka kaluar në Rumani, me skuadra si Pandurii, Otelul Galati apo Ciajna, por është aktivizuar edhe në Izrael me Makabi Netanjia, apo në Qipro me Ermis Aradipu.

kristian sirgi flamurtari

kristian sirgi1

kristian sirgi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"