ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”! Partizani bëhet “top”, sulmuesi kampion bashkohet me të kuqtë e Ilir Dajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2021 | 22:44

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”! Partizani bëhet “top”, sulmuesi kampion bashkohet me të kuqtë e Ilir Dajës

Tashmë është zyrtare, Andrija Filipoviç është lojtari më i ri i Partizanit. Sulmuesi kroat vjen nga radhët e kampionëve të Sllovenisë, Mura duke përforcuar sulmin e “demave” për sezonin e ri. Me afrimin e kroatit, skuadra e Ilir Dajës, tashmë është kompletuar plotësisht, teksa sulmuesi ka firmosur kontratë 2-vjeçare. 

fff

Konfirmohet kështu lajmi ekskluziv i “Panorama Sport” e cila lajmëroi para dy ditësh transferimin e Filipoviç në kryeqytet.

24-vjeçari është cilësuar si afrim më bujë pas më parë Filipoviç është aktivizuar dhe me Sienën në Itali dhe ka qenë pjesë e disa skuadrave si Rijeka, Gorica e Nak Brenda në Holandë.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Partizanit në “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen sulmuesit kroat.

Postimi i Partizanit

ZYRTARE ?
ANDRIJA FILIPOVIĆ LOJTARI MË I RI I PARTIZANIT
✍️FK Partizani prezanton afrimin më të ri Andrija Filipović. Sulmuesi kroat ka firmosur një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me të kuqtë. 24 vjeçari bashkohet të kuqve ? pas eksperiencës pozitive te kampionët e Sllovenisë NS Mura ekip me të cilin rregjistron 32 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola. Filipović gjithashtu ka qenë pjesë e kampionatit hollandez në radhët e NAC Breda, ndërsa përgjatë karrierës është aktivizuar te Rijeka, Gorica, Siena, Spezia dhe Juventus U-19. Sulmuesi ka qenë pjesë edhe e përfaqësueses së Kroacisë U-19.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"