ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, një tjetër titullar “lë thatë” Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2020 | 23:06

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, një tjetër titullar “lë thatë” Kukësin

Pas Bruno Telushit, mbrojtësi Erhun Obanor, është futbollisti i radhës i larguar nga Kukësi, në vetëm pak ditë. Nigeriani i ka dhënë fund aventurës me verilindorë, pas përfundimit të kontratës.

Obanor Gega

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, kuksianët zbulojnë se i ofruan një kontratë të re me kushte shumë të mira futbollistit, por ai dëshiron të provojë një aventurë jashtë Shqipërisë.

OBANOR

Faksimile e lajmit të Obanor, të publikuar në versionin print të gazetës “Panorama Sport”, më datë 26 shtator

Kujtojmë që “Panorama Sport”, zbuloi ekskluzivisht ditën e djeshme, se Obanor ka arritur akordin me letonezët e Rigës, në të cilin aktivizohet dhe futbollisti i njohur shqiptar Heidi Prenga. Palët kanë arritur akordin në parim dhe shumë shpejt ai mund t’i bashkohet ekipit të ri.

NJOFTIM I KLUBIT!

Erhun Obanor nuk është më pjesë e Kukësit! Mbrojtësit nigerian i përfundoi kontrata këtë verë dhe pavarësisht se klubi i ofroi një kontratë të re me kushte shumë të mira, dëshira e futbollistit ishte të provonte një aventurë jashtë Shqipërisë!

Klubi i Kukësit e falënderon mbrojtësin nigerian për kontributin e dhënë me fanellën e Kukësit dhe i uron suksese në të ardhmen. Faleminderit Obi! Thank you Obi!

KUKESI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"