ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, mesfushori i Shkëndijes zbarkon te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 17:08

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, mesfushori i Shkëndijes zbarkon te Tirana

Është konfirmuar lajmi i ‘’PanoramaSport’’, teksa Tirana ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Shkendijës, Enur Totre.

 enur totre

Bardheblutë ishin prej kohësh në kërkim të një lojtari për të zëvendësuar Idi Bathën e larguar drejt Rumanisë dhe më sa duket e kanë gjetur atë. Enur Totre është futbollisti më i ri i afruar nga kryeqytetasit.

Mesfushori vjen pas një karriere të gjatë tek Shkëndija e Tetovës dhe shikohet si një përforcim shumë cilësor në radhët e Tiranës. 24-vjeçari do të bashkohet me bardheblutë që ditën e nesërme për të nisur përgatitjet për sezonin e ri. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi bardheblu me anë të një postimi në ‘’Facebook’’.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"