ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Laçi prezanton edhe gjigantin serb

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2022 | 23:00

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Laçi prezanton edhe gjigantin serb

Konfirmohet një tjetër lajm ekskluziv i “Panorama Sport” në lidhje me merkaton! Pasi zyrtarizuan Vasil Shkurtajn, kurbinasit kanë përforcuar repartin ofensiv me një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për serbin Xhorxhe Ivkoviç. 26-vjeçari ishte venë nën urdhrat e trajnerit Dejan Vukiçeviç, teksa ditën e sotme erdhi dhe zyrtarizimi.

Djordje-Ivkovic

Karriera e shtatlartit është përqendruar kryesisht në futbollin serb, ku skuadra e fundit me të cilin ka luajtur ka qenë IMT Novi Beograd në ligën e dytë Serbe.

Në 13 ndeshje me IMT Novi Beograd, 26-vjeçari shënoi 4 gola në kampionat.

“KF Laçi ka nënshkruar për dy vite me sulmuesin Djordje Ivkovic. 26-vjeçari serb pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në vendlindje, në skuadra si Kolubara, Bezanija, Sloboda, Sindelic Beograd, Radnicki, Teleoptik, Zlatibor Cajetina dhe IMT Novi Beograd.

Ai ka luajtur edhe në Slloveni me Ankaran Hrvatini. I urojmë Ivkovic suksese me fanellën bardhezi. Para Laçi”, shkruan klubi kurbinas në njoftimin e bërë në rrjetet sociale.


View this post on Instagram

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"