ZYRTARE / Konfirmohet lajmi i ”Panorama Sport”, Laçi emëron një ”ekspert” për pankinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2021 | 21:46

ZYRTARE / Konfirmohet lajmi i ”Panorama Sport”, Laçi emëron një ”ekspert” për pankinën

Klubi i Laçit ka zyrtarizuar Mirel Josën si trajnerin e ri të skuadrës kurbinase. “Panorama Sport” kishte mësuar se palët kishin nisur bisedimet prej disa orësh, për të finalizuar një marrëveshje mes tyre dhe tashmë çdo gjë është bërë zyrtare.

Mirel Josa Kukesi

Edhe pse Laçi u kthye te fitoret nën urdhrat e Sero Nokës, në klub kanë vendosur t’i besojnë eksperiencës së Josës për vazhdimin e sezonit. Palët kanë gjetur akordin dhe ka qenë vetë klubi i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka zyrtarizuar gjithçka.

“Zyrtare: Klubi ynë ka arritur marrëveshjen me Mirel Josën. Eksperienca e tij besojmë se do të ndihmojë skuadrën tonë për të përmbushur objektivat sezonalë. Mirësevjen ne familjen bardh e zi Profesor Mireli”, shkruante klubi i Laçit, duke nisur kështu bashkëpunimin me trajnerin kryeqytetas.

josa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"