ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Kukësi prezanton afrimin e radhës në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2020 | 16:00

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Kukësi prezanton afrimin e radhës në merkato

Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport” ditën e sotme, portieri Entonjo Elezaj është lojtari më i ri i Kukësit.

ENTONJO ELEZAJ

Portieri 24-vjeçar ka firmosur para pak minutash me verilindorët dhe d të jetë një forcë e blinduar për skuadrën e Skënder Gegës, me këtë të fundit që e ka pasur nën urdhrat e tij edhe te Kombëtarja e moshave në të kaluarën.

Elezaj ka fimrosur kontratë 1-vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër. Ditën e sotme portieri do të zhvillojë stërvitjen e parë me skudrën verilindore.

Elezaj ka dalë nga akademia e Juventusit, teksa është aktivizuar edhe në skuadra italiane të Serisë B dhe C si Lançiano, Pro Verçeli, Peruxhia, Rasing Fondi dhe Katanzaro. Në sezonin e fundit ka qenë pjesë e klubit nga Malta, Sliema Uanderers, ku deri në mars kur u ndërprenë aktivitetet kishte luajtur 7 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"