ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Kukësi i jep duart mesfushorit holandez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2023 | 23:45

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Kukësi i jep duart mesfushorit holandez

Kukësi vazhdon me ndryshime madhore në skuadër sa herë që hapet një dritare e merkatos dhe sot ka zyrtarizuar një tjetër largim nga radhët e verilindorëve mes futbollistëve që duket nuk kanë bindur drejtuesit e klubit për kontributin e tyre.

GIASI

Siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, mesfushori holandez i cili ka luajtur me Ganën, Edvin Giasi, nuk do të jetë më pjesë e verilindorëve që kanë prishur marrëveshjen me futbollistin.

“FK Kukësi njofton se futbollisti Edvin Giasi nuk është më pjesë e ekipit tonë. Palët kanë rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit. Klubi i Kukësit e falënderon Giasin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij”, shkruhej në  njoftimin e Kukësit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"