ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i ‘Panorama Sport’, Kukësi gjen bomberin e shumëkërkuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2021 | 16:22

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i ‘Panorama Sport’, Kukësi gjen bomberin e shumëkërkuar

Kukësi më në fund e ka gjetur bomberin që po kërkonte. Verilindorët kanë firmosur me sulmuesin moldav Artiom Puntus i cili ka një karrierë të pasur me ekipe në vendin e tij.

kkkkk

Ashtu siç lajmëroi ekskluzivisht ‘Panorama Sport’, 26-vjeçari ka firmos një kontratë për dy vite duke i dhënë fund pritjes së klubit për sulmuesin që kishin kohë që e kërkon.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Kukësit me anë të një postimi në rrjetet sociale duke bërë të ditur dhe detajet e marrëveshjes.

Postimi i Kukësit

Zyrtare! Artiom Puntus është futbollist i Kukësit
✍? Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi Artiom Puntus është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 26-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë dyvjeçare duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
⚽️ Sulmuesi moldav vjen te skuadra jonë nga ekipi i Milsamit në kampionatin moldav, aty ku në 7 javët e para të këtij sezoni, është aktivizuar si titullar në 6 prej tyre ku edhe ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste.
?? Sulmuesi 26-vjeçar ka fituar titullin kampion në Moldavi me Sherif Tiraspol si edhe Kupën e Moldavisë me Petrocub Hincesti. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Bine ați venit Artiom ??
Skeda e Lojtarit:
Emri: Artiom Puntus
Mosha: 26 vjeç
Kombësia: Moldav
Gjatësia: 1.80 m
Pozicioni: Sulmues
Klubet e meparshme: Sherif Tiraspol, Saxan, Petrocub, Sfintul Gheorghe

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"