ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, ish-mbrojtësi i Shpresave prezantohet te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2019 | 16:39

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, ish-mbrojtësi i Shpresave prezantohet te Tirana

Konfirmohet lajmi i publikuar ditën e djeshme nga “Panorama Sport”. Mbrojtësi Kostandin Kariqi është zyrtarisht pjesë e Tiranës. Pas Dungës, bardheblutë kanë prezantuar ditën e sotme edhe 22-vjeçarin, i cili ka firmosur për 2 vite me 24 herë kampionët e vendit.

Kariqi

Kariqi vjen nga kampionati grek ku sezonin e fundit është aktivizuar me skuadrën e Volosit. Më parë mbrojtësi ka qenë pjesë e Kombetares U-21 të Shqiperisë.

kARIQI TIRANA

14 ndeshje dhe 1105 minuta numëron 22-vjeçari që në sezonin 2018- 2019, në të cilin ka arritur që të shënojë edhe një gol me skuadrën që triumfoi në Ligën e Dytë greke.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Kostandin Kariqi eshte perforcimi i rradhes per Tiranen. Mbrojtesi 22-vjecar ka firmosur per dy vite si bardheblu.Kariqi vjen nga kampionati grek ku sezonin e fundit eshte aktivizuar me skuadren e Volosit. Me pare ai ka qene pjese e Kombetares U-21 te Shqiperise. Nje perforcim me vlera per repartin difensiv ku Kariqi luan ne disa pozicione.

Tirana22

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"