ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, futbollisti i afruar me bujë i jep lamtumirën Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2022 | 19:32

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, futbollisti i afruar me bujë i jep lamtumirën Dinamos

Mbyllet pas një viti dhe pa lënë shenjë aventura e sulmuesit Rexhinaldo te Dinamo. Lajmi i publikuar nga “Panorama Sport” është konfirmuar sot me klubin e Dinamos që ka mbyllur kontratën me sulmuesin e afruar në janar, por që në asnjë moment nuk ia doli të bënte diferencën për blutë kryeqytetas.

lilaj rexhinaldo denison

Rexhinaldo u afrua në fillimin e vitit nga Dinamo me mendimin se ai mund të ishte faktor në luftën për mbijetesë. Por Rexhinaldo thuajse asnjëherë nuk u afrua në nivelet që kishte shfaqur në eksperiencat e mëparshme në Superiore, duke shpërdoruar raste të pabesueshme para portës.

Kështu, me 17 ndeshje e 0 gola në pjesën e dytë të sezonit të kaluar që kulmoi me rënien nga kategoria dhe me 0 gola në 2 ndeshjet e luajtura në këtë vit në Kategorinë e Parë, palët kanë vendosur që të mos vazhdojnë bashkëpunimin. Lojtari nga Mozambiku është lënë lojtar i lirë, ndërsa blutë do të kthehen në merkato për të gjetur një tjetër alternativë për repartin e avancuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"