ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Edi Martini rikthehet te Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2022 | 10:11

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Edi Martini rikthehet te Teuta

Tashmë është zyrtare, Edi Martini është prezantuar si trajneri i ri i Teutës.

EDI MARTINI

Klubi durrsak ka konfirmuar lajmin e “Panorama Sport”, me anë të një postimi në profilin e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook” ku i urojnë mirëseardhjen sërish trajnerit që e shpalli kampion në sezonin 2020/2021.

Për 47-vjeçarin shkodran kjo është aventura e tij e katërt në krye të “Djemve të Detit”, teksa me këtë ekip fitoi kampionatin, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë.

DEKLARATA ZYRTARE E TEUTËS –

“WELCOME EDI MARTINI! ??

Sot në ambientin e stadiumit “Niko Dovana” KF Teuta ka arritur marrëveshje me trajnerin Edi Martini. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë. #forcateuta??”

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"