ZYRTARE/ “Koloni shqiptarësh” tek klubi turk i Instanbulsporit, mesfushori 26-vjeçar firmos për 4 vite e gjysëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 15:56

ZYRTARE/ “Koloni shqiptarësh” tek klubi turk i Instanbulsporit, mesfushori 26-vjeçar firmos për 4 vite e gjysëm

Skuadra e Instanbulsporit duke e “dashuruar” me futbollistët shqiptarë, teksa së fundmi “kolonisë” i është shtuar edhe mesfushori Florian Loshaj. Shqiptari i Kosovës, është larguar nga Krakiova, duke u transferuar në elitën e futbollit turk.

LOSHAJ

26-vjeçari, ndërpreu kontratën me polakët duke firmosur me Instanbulsporin. Lajmi është konfirmuar nga klubi turk që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije arritjen e marrëveshjes me Loshajn.

Lojtari ka firmosur një kontratë që e lidh me Instanbulsporin për 4 vite e gjysmë.

“Transferimi ynë i ri Florian Loshaj u bashkua me presidentin tonë Ecmel FAik Sarialioglu. Ai ka nënshkruar kontratë 4,5 vjeçare”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

Tek Instanbulspori, Loshaj gjen edhe 4 lojtarë të tjerë shqiptarë si Jetmir Topalli, Eduard Rroca, Valon Ethemi dhe Sindrit Guri. Vlen të theksohet se pjesë e verdhezinjve, ishte dhe Kristal Abazaj, i cili pak kohë më parë u transferua tek Tirana.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"