ZYRTARE/ Klubi spanjoll kualifikohet në  Champions, Milani i shet sulmuesin për 25 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 22:46

ZYRTARE/ Klubi spanjoll kualifikohet në  Champions, Milani i shet sulmuesin për 25 milionë euro

Me humbjen e Vijarealit ditën e sotme, edhe matematikisht Sevija është në Champions për sezonin e ardhshëm.suso

Nga ky kualifikim i Sevijas ka fituar plot 25 milionë euro edhe Milani. E gjitha lidhet me Suson, i cili u largua nga Milani në janar, për të kaluar te Sevija.

Në marrëveshjen e firmosur mes klubeve, thuhej që në rast se klubi spanjoll kualifikohej në Champions, atëherë blerja e Susos ishte e detyrueshme.AC Milan v FC Internazionale - Serie A

Çmimi i vendosur për spanjollin ishte 25 milionë euro dhe tani Sevija është e detyruar t’i paguajë Milanit këtë shumë, për të marrë përfundimisht kartonin e lojtarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"