ZYRTARE/ Klubi ku është aktivizuar Armando Broja zgjedh trajnerin e ri, firmos ish-futbollisti i Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 14:32

ZYRTARE/ Klubi ku është aktivizuar Armando Broja zgjedh trajnerin e ri, firmos ish-futbollisti i Barcelonës

Tashmë është zyrtare, Filip Koku është trajneri i ri i Viteshes në Eredivisie!

FILIP KOKU

Ish-futbollisti i njohur holandez i Barcelonës, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare teksa do ta mbajë të lidhur me klubin verdhezi për të paktën deri më 30 qershor 2024.

Këtë lajm e ka bërë vetë publik klubi ku më parë është aktivizuar sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar, duke i uruar mirëseardhjen teknikut 51-vjeçar.

Koku vjen pas një periudhe pauze 2-vjeçare, pas eksperiencës që kishte në Angli me skuadrën e Derbit.

Më parë, holandezi ka qenë pjesë edhe trajner i skuadrave të Fenerbahçes, PSV-së, PSV U-19 dhe zv.trajner te Holanda.

Edhe si futbollist, CV-ja ka qenë e pasur për Filip Kokunë, ku përveç Barcelonës ka mbajtur veshur edhe fanellat e AZ Alkmar, Viteshes, PSV-së dhe Al-Jaziras.


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"