ZYRTARE/ Klubi kosovar nuk ndalet në merkato, prezanton ish-mesfushorin e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2021 | 17:50

ZYRTARE/ Klubi kosovar nuk ndalet në merkato, prezanton ish-mesfushorin e Kukësit

Tjetër afrim cilësor në merkato, për Ballkanin. Skuadra që militon në Superligën e Kosovës, ka prezantuar ditën e sotme, mesfushorin 21-vjeçar, Arens Mateli, i cili ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin nga Suhareka.

105535346_2238926176252717_2815462458507402746_n

Mateli i bashkohet Ballkanit, nga radhët e turqve të Akhisarsporit, teksa më herët ka qenë pjesë e Tiranës dhe Kukësit në Kategorinë Superiore.

159935460_3960921560638328_7839904506125314267_n

NJOFTIMI ZYRTAR I BALLKANIT:

Mirë se vjen Arens Mateli

Të dashur tifozë ??

✍? Futboll Klub Ballkani njofton se Arens Mateli është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë. Klubi ynë dhe mesfushori 21-vjeçar kanë arritur marrëveshjen për kontratën 3-vjeçare.

?? Mateli vjen nga ekipi turk i Akhisarspor, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e Tiranes dhe Kukësit në Shqipëri.

? Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje lojtarit 21-vjeçar dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"