ZYRTARE/ Klubi i Superiores nuk ndalet në merkato, prezanton sulmuesin brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2022 | 23:40

ZYRTARE/ Klubi i Superiores nuk ndalet në merkato, prezanton sulmuesin brazilian

Skuadra e Egnatias, nuk ndalet në merkato, teksa mbrëmjen e sotme ka prezantuar një tjetër afrim. Bëhet fjalë për sulmuesi brazilian Klaudivan Dos Santos Bezerra, i cili ka firmosur kontratë 2-vjeçare me rrogozhinasit.

Bezzera

Lajmi është konfirmuar nga vetë drejtuesit e Egnatias, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubit në “Instagram”. Ky përforcim i rëndësishëm ka ardhur në prag të sfidës ndaj Tiranës. Bezerra vjen nga kampionati brazilian ku ka luajtur në Serie B dhe C, duke regjistruar një total prej 41 ndeshje dhe 8 gola. Futbollisti 28-vjeçar do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Edlir Tetova.

Njoftimi zyrtar i Egnatias:

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë 2 vjeçare me sulmuesin Brazilian Claudivan dos Santos Bezerra ‘Bam Bam’”.


View this post on Instagram

A post shared by KFEgnatia (@egnatia.al)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"