ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë transferon ish-sulmuesin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2021 | 19:25

ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë transferon ish-sulmuesin e Partizanit

Pas disa largimeve, ku spikasin ajo e trajnerit Troisi dhe 2 titullarët, Osmanllari dhe Spahiu, klubi i Turbinës, që militon në Kategorinë e Parë, ka menduar për merkaton në hyrje.

Ardit Jaupaj

Cërrikasit kanë zyrtarizuar ditën e sotme, sulmuesin 24-vjeçar, Ardit Jaupaj, i cili vjen nga radhët e Dinamos.

Futbollisti në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Partizanit, Bylisit dhe Egnatias dhe Devollit, teksa minutat e pakta te klubi kryeqytetas, sollën largimin e tij drejt Turbinës që do të drejtohet në pjesën e mbetur të sezonit, nga ish-ndihmësi i Troisit, Alfred Allamani.

jaupaj

Jaupaj u prezantua ditën e sotme me fanellën e skuadrës së tij të re, teksa u vu menjëherë në dispozicion të trajnerit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"