ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë shkarkon trajnerin pas më shumë se 2 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2020 | 0:43

ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë shkarkon trajnerin pas më shumë se 2 vitesh

Pas humbjes kundër Burrelit me rezultatin 1-2 në Kategorinë e Parë (grupi A), klubi i Korabit mbetet pa trajner.

83014427_3008508122549898_4628588741961711616_o

Tekniku Dorian Bubeqi dhe drejtuesit e klubit ranë dakord që të ndërpresin bashkëpunimin midis tyre.

Ish-sulmuesi kavajas përshëndeti skuadrën dhe tifozët pas më shumë se 2 vitesh drejtim të skuadrës së Peshkopisë.

Njoftimi i Korabit:

Klubi i futbollit “Korabi” dhe trajneri Dorjan Bubeqi ndërpresin bashkëpunimin. Më poshtë gjeni postimin e ish-trajnerit:

“Me vjen shume keq por qe nga ky moment nuk jam me pjese e @kfkorabi . Kam kaluar nje periudhe me shume se 2 vjecare shume te mire por si gjithmon cdo fillim e ka nje fund. Me kete rast Falenderoj presidentin Fehmi Mziu per bashkepunimin, kryetarin e bashkise Dionis Imeraj i cili ka qene shume prane ekipit dhe na ka mbeshtetur gjithmone, stafin qe un kam punuar Donald Meziu, Beskik Beqiri, Dok. Alfred Koka,futbollistet te cilet kan qene gjithmon te perkushtuar si dhe tifozet e zjarrte dibran te cilet kane qene lojtari jone i 12. I uroj @kfkorabi suksese dhe inshalla ne superlige sa me shpejt. Forca KORABI.⚪️??

Në emër të Klubit e falenderojmë për gjithçka ka dhënë për Korabin dhe i urojmë suksese në karriere dhe në jetë!

 

korabiiii

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"