Zyrtare/ Klubi i Kategorisë së Parë prezanton 2 futbollistët që spikatën në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2020 | 21:16

Zyrtare/ Klubi i Kategorisë së Parë prezanton 2 futbollistët që spikatën në Superiore

Tashmë është zyrtare. Lukman Husein dhe Henri Okebugu, janë rikthyer te Kastrioti. Dy futbollistët afrikanë, të cilët ishin pjesë e skuadrës krutane, sezonin e shkuar në Superiore, janë vënë nën urdhrat e trajnerit Ramadan Ndreu.

Beselidhja-Kastrioti

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Kastriotit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. Si Husein dhe Okebugu cilësohen nga krutanët si 2 rikthime me vlerë, për skuadrën e cila kërkon rikthimin në superiore.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Mirseerdhët sërish
Lukman Husein & Henry Okebugu

Prej ditësh mbrojtësi Lukman Husein dhe mesfushori Henri Okebugu janë rikthyer te Kastrioti duke u bërë zyrtarisht pjesë e ekipit për pjesën e mbetur të sezonit. Të dy lojtarët kanë kontribuar edhe sezonin e shkuar në Superiore dhe rikthimi i tyre në skuadër në këtë moment shihet si një vlerë e shtuar e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit

welcome Husein & Okebugu

Kastrioti45

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"