ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë nis merkaton, prezanton një barzilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2020 | 8:51

ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë nis merkaton, prezanton një barzilian

Turbina nis merkaton. Pas largimit të trajnerit Marcelo Troisi dhe 4 fut bollistëve (Paulo, Zhao, Markinjos dhe Spahiu), vjen afrimi i parë. Bëhet fjalë për Saulo Nacur, një mbrojtës që vjen nga Brazili.

2E0BE5BF-947D-4395-BDBF-578BF297E26A

Është vetëm 22 vjeç dhe klubi ka menduar që llogaritë me përforcime t’i nisë nga defensiva. Megjithatë, nuk do të jetë i vetmi. Pritet që edhe një tjetër lojtar të vijë nga vendi i “sambas”, por emri dhe detajet do të zbardhen më tutje.

Tashmë ekipi ka filluar pushimet dimërore dhe do të startojë përgatitjet më 4 janar. Skuadra cërrikase për momentin ka mbetur pa trajner dhe drejtuesit janë në kërkim të një tjetri. Krerët e skuadrës janë në negociata me disa trajnerë, emrat e të cilëve po mbahen sekret nga klubi.

MARIGLEN MIRAKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"