ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë merkato në Brazil, prezantojnë futbollistin 25-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2022 | 14:16

ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë merkato në Brazil, prezantojnë futbollistin 25-vjeçar

Besa përforcohet në merkato me një portier brazilian.

HUDSON

Klubi kavajas ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e saj të ri, teksa ka prezantuar Hudson Moura Da Silva Zhunior, ose siç njihet ndryshe Hudson JR.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi verdhezi me anë të një njoftimi në profilin e saj të rrjetit social “Instagram”.

Hudson vjen në radhët e Besës së Kavajës pas eksperiencës që kishte në vendlindje me ekipin e Gremio Juventus, e cila militon në Serinë D braziliane.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË BESËS –

“Hudson Jr verdhezi .

Portieri Hudson Moura Da Silva Junior eshte lojtari i ri i Beses .

Hudson vjen nga Seria D braziliane dhe pritet te jete nje vlere e shtuar e ekipit tone .

#forcabesa”


View this post on Instagram

A post shared by FC Besa (@f.c.besa)


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"