ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë “godet” në merkato, firmos me tre lojtarë brenda ditës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 15:30

ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë “godet” në merkato, firmos me tre lojtarë brenda ditës

Klubi i Devollit ka arritur të bëjë një goditje të trefishtë në merkato, duke afruar një sulmues dhe dy mesfushorë.

82694242_2657613724324604_8714569771221254144_o

Nëpërmjet faqes zyrtare, Devolli ka zyrtarizuar afrimet e: Saimir Hasanit, Mishel Kitës dhe Martin Ferhatit.

Dy të fundit janë mesfushorë, ndërsa Hasani luan në sulm. Këto afrime pritet të ndihmojnë skuadrën e Katëgorisë së Parë, në objektivat që kanë këtë sezon.

Njoftimi i klubit:

“Hasani , Kita dhe Ferhati zyrtarisht pjesë e KF Devolli.

Sulmuesi laçian Saimir Hasani, mesfushorët Mishel Kita dhe Martin Ferhati janë afrimet e para në këtë merkato.Klubi i Devollit i uron mirëseardhjen dhe sa më shumë suksese së bashku”.

ddd

 /PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"