ZYRTARE/ Klubi grek firmos me kapitenin e Shqipërisë U-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2021 | 14:36

ZYRTARE/ Klubi grek firmos me kapitenin e Shqipërisë U-19

Skuadra e Superligës së Greqisë, Apollon Smirnis ka siguruar shërbimet e kapitenit të Shqipërisë U-19, Dejvid Janaqi.

JANAQI

Mesfushori 18-vjeçar ka qenë pjesë e skuadrës së U-19 të Apollon Smirnis dhe tashmë ka firmosur një kontratë si profesionist me klubin e parë. Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi grek me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar:

JANAQI

NJOFTIMI I KLUBIT TË APOLLON SMIRNIS –

“Apollon Smirnis njofton se ka nënshkruar një kontratë profesionale me futbollistin e skuadrës U-19, Dejvid Janaqi. Dejvid Janaqi, i lindur më 21 korrik 2003, është mesfushor dhe aktivizohet gjithashtu edhe me Kombëtaren shqiptare U-19.”

JANAQI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"