ZYRTARE/ Klisman rikthehet në Gjermani, trajneri nis aventurën e re te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2019 | 11:45

ZYRTARE/ Klisman rikthehet në Gjermani, trajneri nis aventurën e re te…

Jurgen Klisman është rikthyer në Bundesligë dhe është zyrtarizuar në krye të Hertës së Berlinit.

Klisman

Trajneri gjerman zuri vendin e Ante Coviç, i cili nuk ka bërë më të mirën te kryeqytetasit. Humbja e fundit ndaj Augsburgut me rezultatin 4-0, ishte shkaku i shkarkimit.

Klisman kështu rikthehet në Bundesligë pas 10 vitesh, teksa aventura e tij e fundit ishte në sezonin 2008-2009 te Bajerni i Mynihut.

Kontrata e Klismanit do të jetë e vlefshme deri në fund të këtij sezoni.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"