ZYRTARE/ Klaus Gjasula largohet nga Paderborni pas aventurës 2-vjeçari, shikoni çfarë shkruan mesfushori i Kombëtares në “Instagram”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2020 | 19:35

ZYRTARE/ Klaus Gjasula largohet nga Paderborni pas aventurës 2-vjeçari, shikoni çfarë shkruan mesfushori i Kombëtares në “Instagram”

Mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula nuk do të jetë më pjesë e klubit gjerman të Paderbornit. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, 30-vjeçari nga Tirana ka falenderuar klubin për emocionet e dhuruara në aventurën e tij 2-vjeçare me Paderborn.

gJASULA

Kujtojmë që Gjasula u aktivizua 45 takime dhe gjeti 3 herë rrugën e rrjetës, me klubin që këtë sezon nuk mundi të siguronte qëndrimin në Bundesligë.

POSTIMI I KLAUS GJASULËS:

Është koha për të thënë faleminderit… Faleminderit për dy vitet e mrekullueshme. ! Faleminderit që më lejuat të jem pjesë e këtij klubi dhe këtij ekipi! Faleminderit që bëtë histori! Faleminderit për të gjitha momentet e bukura dhe gjithashtu dhe ato jo aq të bukura, sepse kemi nevojë për të dyja anët për të ecur përpara në jetë! Gjithmonë ka qenë nder të luftosh krah për krah me secilin prej jush! Do të kisha dashur të thoja lamtumirë ndryshe por fatkeqësisht nuk mund të ndryshohet. Ju uroj gjithë të mirat në rrugën tuaj të mëtejshme. Shihemi së shpejti!

gJASULA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"