ZYRTARE/ Klaus Gjasula gjen ekip të ri, prezantohet te skuadra tjetër gjermane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 23:50

ZYRTARE/ Klaus Gjasula gjen ekip të ri, prezantohet te skuadra tjetër gjermane

Klaus Gjasula nuk ka vonuar shumë të gjejë skuadrën e re, pasi deklaroi largimin nga Paderborni ditën e djeshme.jgkgk

Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, mesfushori i Kombëtares është zyrtarizuar si lojtari më i ri i skuadrës së Hamburgut.

Një klub me histori në Gjermani i cili në vitet e fundit ka pasur disa probleme dhe tani militon në Bundesliga 2, me objektivin që është i qartë për vitin e ardhshëm, ngjitja në elitën e futbollit gjerman.

Gjasula shihet si një përforcim i rëndësishëm për Hamburgun, ku shpresojnë se më ndihmën e mesfushorit do ia dalin të ngjiten në Bundesligë sezonin tjetër. Kujtojmë se në të kaluarën për Hamburguan ka luajtur edhe një lojtar tjetër siç është Mërgim Mavraj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"