ZYRTARE/ “Gati një mesfushor”, zbulohet se cili është përforcimi i parë i Dinamos për janarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2021 | 12:39

ZYRTARE/ “Gati një mesfushor”, zbulohet se cili është përforcimi i parë i Dinamos për janarin

Dejvi Bilali është afrimi i parë i Dinamos në merkaton e janarit. Mesfushori 24-vjeçar është prezantuar si lojtari më i ri i 18-herë kampionëve të Shqipërisë.
136966779_10164766179315416_8783555569360876147_o
Futbollisti Elbasanas ka luajtur më parë me Vllazninë, Teutën, Besën, Turbinën, Elbasanin, Egnatian dhe Vorën.

Afrimi i tij u paralajmëruar dy ditë më parë nga administratori Barushi gjatë prezantimit të Françesko Morieros dhe Fabricio Mikolit në stolin dinamovit.

Njoftimi i Dinamos

Dejvi Bilali është përforcimi i parë i merkatos!

Mesfushori 24-vjeçar ka firmosur ditën e sotme në prani të administratorit Barushi kontratën që e bën pjesë të 18 herë kampionëve në vazhdim.

Bilali ishte pjesë e KF Vorës në fazën e parë, ndërsa më herët ka qënë pjesë e Besës, Egnatias, Vllaznisë dhe Teutës.

dinamooo

“Vetëm 2-3 afrime, gati një mesfushor”, administratori i Dinamos zbulon planet e merkatos së “Bluve”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"