Zyrtare/ Keidi Bare largohet nga Atletiko e Madridit, por mbetet në Spanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 15:55

Zyrtare/ Keidi Bare largohet nga Atletiko e Madridit, por mbetet në Spanjë

Tashmë ka një marrëveshje zyrtare midis skuadrës së Atletikos së Madridit dhe Atletiko Malagunjo për transferimin e lojtarit Keidi Bare. Mesfushori do të forcojë ekipin e Ateltiko Malaguenjos i cili është i bazuar në Malaga. Fieraku do të luajë me ekipin e tij të rin në Divizonin e Dytë B në Spanjë.

QGHjsnp2oy_22

Keidi u bashkua me Atletikon e Madridit në vitin 2014 nga skuadra e Apolonisë së Fierit dhe vitet e fundit ka qenë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e Ateltiko Madrid B. Ai ka debutuar me ekipin e Simeones në Janar të vitit 2017 në një eliminim të skuadrës së tij nga Kupa e Mbretit nga Las Palmas në stadiumin Visente Kalderon.

keidi bare

Ai është thirrur edhe nga kombëtarja shqiptare që në 2013 dhe ka luajtur me kombëtaret e moshave. Ai ka qenë pjesë e U17, U19 dhe U21. Ndërkohë që klubi i Atletikos shkruan për lojtarin fierak: “Ne i urojmë fati Keidit, në këtë sfidë të re me Atletiko Malaguenjon.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"