ZYRTARE/ Kapiteni i Kombëtares U-19 bën hapin e madh, transferohet tek rivalët e Shkëndijës në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2021 | 23:48

ZYRTARE/ Kapiteni i Kombëtares U-19 bën hapin e madh, transferohet tek rivalët e Shkëndijës në Champions

Talenti i Shpresave të Shqipërisë, Henrik Nerguti ka bërë hapin e madh në karrierë dhe ditën e sotme është prezantuar tek skuadra sllovene e Murës.

nerguti

18-vjeçari është futbollist i formuar tek Internacional Tirana dhe njëkohësisht kapiten i Kombëtares së 19-vjeçarëve e drejtuar nga Armando Cungu. Nerguti shihet si talent i madhe dhe kalimi në Slloveni në këtë moshë është vërtetë arritje për mbrojtësin e vitit 2003.

Me një karrierë të pasur para, kapiteni i Shpresave nis kështu një cikël të ri. Kujtojmë se Mura është skuadër kampione e Sllovenisë dhe rivalja e Shkëndijës së Tetovës në Champions, ku në sfidën e parë triumfuan minimalisht 0-1 kundër tetovarëve.

socer

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"