Zyrtare, Kante braktis Leisterin për t’iu bashkuar gjigantëve anglezë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2016 | 16:24

Zyrtare, Kante braktis Leisterin për t’iu bashkuar gjigantëve anglezë

Klubi i Leister ka bërë të ditur se ka gjetur marrëveshjen financiare me Çelsin për transferimin e mesfushorit francez N’Golo Kante, një prej yjeve të sezonit të kaluar që e ndihmuan ekipin e Klaudio Ranierit që të fitonte titullin kampion.

kante

“Pavarësisht ofertës tonë për një kontratë të re dhe të përmirësuar, të cilën ia bëmë para Europianit, u bë e qartë pas turneut se dëshira e N’Golo ishte t’i bashkohej Çelsit. Ndaj klubi si rrjedhojë pranoi një shifër rekord për ne që të premten, para se N’Golo të gjente marrëveshjen individuale dhe të kryente vizitat mjekësore”, shkruhej në lajmërimin e  kampionëve të Anglisë, të cilit i uronin sukses mesfushorit në vazhdimin e karrierës së tij.

Pak minuta më vonë, erdhi edhe konfirmimi i Çelsit, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të internetit, ku vetë futbollisti tregonte kënaqësinë e tij për transferimin te blutë londinez.

“Jam i lumtur që kam firmosur për një prej klubeve më të mëdhenj në Europë”, ishin fjalët e 25-vjeçarit që ka firmosur një kontratë pesëvjeçare. “Mundësia që m’u dha për të punuar me Antonio Konten, një trajner brilant, dhe disa prej lojtarëve në të mirë në botë, ishte thjesht shumë e mirë për t’u refuzuar”, shpjegoi ai arsyen pse ishte larguar nga Leister.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"