ZYRTARE/ Kamza përforcohet para Partizanit, firmos edhe Orelesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2018 | 14:04

ZYRTARE/ Kamza përforcohet para Partizanit, firmos edhe Orelesi

Kishte ditë që ishte lajmëruar, por ditën e sotme, mesfushori i mirënjohur në Superiore, Nuredin Orelesi, është prezantuar edhe zyrtarisht me fanellën e tij të re, atë të Kamzës.

orelesi kamza

Orelesi, i cili ishte pjesë e Vllaznisë edicionin e kaluar, tani do të luajë për ekipin e Kamzës, dhe ka firmosur një kontratë 1-vjeccare. Ai do të vihet nën urdhrat e trajnerit Devolli që në ditën e sotme, dhe pritet të shihet nëse do të jetë gati për sfidën e nesërme, atë ndaj Partizanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"