ZYRTARE/ Kampionët e Ilir Dajës “divorcohen” me dy ishët e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2023 | 11:23

ZYRTARE/ Kampionët e Ilir Dajës “divorcohen” me dy ishët e Superiores

Klubi FC Ballkani ka zyrtarizuar “divorcin” me dy lojtarët, Dejan Zarubica dhe Lukas Kardozo.

163

Kampionët e Kosovës kanë filluar me largimin e disa prej lojtarëve që nuk patën shumë hapësira dhe nuk treguan vlerat gjatë vjeshtës.

“FC Ballkani ju njofton se Dejan Zarubica dhe Lukas Kardozo nuk do të jenë më pjesë e klubit tonë. Klubi i falënderon për kontributin duke ju dëshiruar suksese në vazhdim te karrierës!!”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.


Rikujtojmë që Zarubica dy sezone më parë ishte pjesë e Laçit, ndërsa Lukas Kardozo ka qenë pjesë e Partizanit.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"