ZYRTARE/ Kaljari huazon talentin shqiptar në Serinë D

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2019 | 19:18

ZYRTARE/ Kaljari huazon talentin shqiptar në Serinë D

Klajdi Pici huazohet për një vit nga Kaljari, tek Sanremese në Serinë D të Italisë.riviera24-klajdi-pici-475295.660x368

17-vjeçari luan si mbrojtës i djathtë ku ka zhvilluar ndeshje shumë të mira në atë krahë, por gjithashtu mund të luajë edhe përpara mbrojtjes.

Pici konsiderohet një lojtar me të ardhme të madhe, ku edhe Kaljari bëri të pamundurën dy vite më parë, për ta marrë në skuadrën e tyre mbrojtësin shqiptar, i cili më pas u aktivizua tek të rinjtë.

Shqiptari e nisi karrierën tek Suno Novar, ku pas paraqitjeve të shkëlqyera tërhoqi vëmendjen e skuadrave të ndryshme si Empoli, Fiorentina, Entela, Sampdoria, Alesandria, Lugano dhe Kaljari.klajdi pici

Me këta të fundit që u treguan më të shpejtë për të marrë shërbimet, falë edhe agjentit të lojtarit Dorian Shkira, që kishte një ndikim të madh në transferimin e talentin. Sanremese konfirmoi se lojtari do të grumbullohet me skuadrën e parë, dhe do të vendoset nën urdhrat e Nikola Askolit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"