ZYRTARE/ Ka qenë pjesë e Skënderbeut dhe Kombëtares U21, Kukësi prezanton afrimin e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 13:47

ZYRTARE/ Ka qenë pjesë e Skënderbeut dhe Kombëtares U21, Kukësi prezanton afrimin e radhës

Kukësi duket shuma aktiv në këtë merkato, teksa deri tani ka prezantuar afrimin e 3 lojtarëve, si Angelo Tafa, Albin Gashi dhe  Redon Dragoshi.

IRIS SELIMI

Megjithatë klubi verilindor mendon edhe për përforcimin e  stafit teknik, teksa së fundmi ka zyrtarizuar një afrimin e Iris Selimit.

Ky i fundit ka punuar si përgatitës atletik me Skënderbeun dhe Teutën, teksa në të kaluarën ka qenë gjithashtu pjesë e Kombëtares U21.

Duket se te Kukësi duan me çdo kusht titullin kampion për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye po bëhen afrime cilësore në skuadër. Kujtojmë se verilindorët i kanë besuar drejtimin e skuadrës ish-trajnerit të Partizanit, Skënder Gega.

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"