ZYRTARE/ Ka fimosur me Juventusin, “Zonja e Vjetër” huazon talentin shqiptar te Bazeli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 14:06

ZYRTARE/ Ka fimosur me Juventusin, “Zonja e Vjetër” huazon talentin shqiptar te Bazeli

Një tjetër lojtar shqiptar është pjesë e Juventusit. Mbrojtësi 17-vjeçar i lindur në Zvicrë Albian Hajdari ka firmosur me kampionët në fuqi të Italisë.

auto_aLBIONhAJDARI1600515150

Por, ditën e sotme, “Zonja e Vjetër” ka vendosur ta lërë lojtarin te ekipi i tij paraardhës Bazel në formë huazimi për dy vite në mënyrë që të fitojë përvojë për shkak të moshës së re.

Hajdari ka lindur në Zvicër me prindër nga Kosova. Ai është rritur në akademinë e Bazelit, ndërsa ka përfaqësuar Zvicrën në ekipet zinxhir.

Futbollisti pritet të ketë më shumë hapësira në ekipin e parë të Bazelit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"