ZYRTARE/ Juventus-Inter nuk do të luhet ditën e nesërme, shtyhen 5 ndeshje të Serie A. Ja kur do të zhvillohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2020 | 0:02

ZYRTARE/ Juventus-Inter nuk do të luhet ditën e nesërme, shtyhen 5 ndeshje të Serie A. Ja kur do të zhvillohen

Janë shtyrë 5 ndeshje të Serie A, të planifikuara për tu luajtur këtë fundjavë.inter juve

Për shkak të Koronavirus ishte vendosur që të gjitha ndeshjet në Serie A të luheshin me dyer të mbyllura, për shkak të frikës se virusi do të përhapej. Megjithatë në një vendim të marrë para pak minutash, është vendosur që 5 nga ndeshjet e kësaj fundjave të shtyhen.

Një nga ndeshjet që do të shtyhet, është edhe ajo e derbit të Italisë, Juventus-Inter. Ndeshjet e tjera janë ato të, Milan-Xhenoa, Parma-Spal, Sasuolo-Bresha dhe Udineze-Fiorentina, pikërisht këto ndeshje do të luhen të mërkurën në 13 maj. Si pasojë e kësaj ndeshja finale e Kupës së Italisë do të zhvillohet në 20 maj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"