ZYRTARE/ Joviç largohet nga Reali, sulmuesi serb transferohet te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 23:35

ZYRTARE/ Joviç largohet nga Reali, sulmuesi serb transferohet te skuadra e…

U transferua me shumë bujë te Reali i Madridit, por serbi Luka Joviç, rezultoi një dështim te skuadra spanjolle. Kësisoj drejtuesit madrilenë kanë vendosur ta rikthehejnë 23-vjeccarin te skuadra e Ajntrakt Frankurit aty ku edhe spikati si futbollit.

JOVIC

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Bëhet fjalë për një huazim. Serbi, i shitur para 18 muajsh për shumën e 60 milion eurove te Real Madrid, në Spanjë nuk e gjeti veten dhe trajneri Zinedine Zidane pa asnjë mëdyshje ka aprovuar kërkesën e sulmuesit për t’u larguar në formë huazimi.


Reali do të paguajë pjesën më të madhe të pagës edhe gjatë këtyre gjashtë muajve, me shpresën se Joviç do shpërthejë sërish dhe të paktën do të rivlerësohet në treg për të shitur dhe për të zbutur sadopak disfatën financiare të dështimit të serbit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"