ZYRTARE/ Jo vetëm Klopin, Liverpuli blindon një tjetër lojtar të tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 20:34

ZYRTARE/ Jo vetëm Klopin, Liverpuli blindon një tjetër lojtar të tij

Mesfushori i Liverpulit Xhejms Milner do të qëndrojë te 6-herë kampionët e Europës deri në verën e vitit 2022. Lajmin e konfirmon klubi i kuq në faqen e tij zyrtare duke shtuar se 33-vjeçari ka rinovuar për 2 vite e gjysmë.

milner

Në këtë mënyrë, mesfushori dhe anësori anglez pritet të qëndrojë në ‘’Anfil Roud’’ për 7 sezone.

Megjithëse, këtë sezon ai është kthyer në lojtar stoli, kontributi i Milnerit ka qenë jetik gjatë këtyre sezoneve te skuadra angleze duke ndihmuar në transformimin e tij në njërin prej skuadrave më të fuqishme dhe më të suksesshme të Europës.

Kujtojmë që më parë tekniku i Liverpuli Jurgen Klop rinovoi kontratën me ‘’Të Kuqtë’’ deri në vitin 2024.

Skuadra më e suksesshme angleze në kontinentin europian është favoriti kryesor për të fituar sërish Ligën e Kampioneve si dhe janë në rrugë të mbarë për të fituar pas 30 vitesh titullin kampion të Anglisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"