ZYRTARE/ Jo vetëm futbollist, Vardi blen aksionet e klubit të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2021 | 13:13

ZYRTARE/ Jo vetëm futbollist, Vardi blen aksionet e klubit të…

Jo vetëm futboll i luajtur, por edhe aksioner i klubeve të futbollit.

VARDI

Sulmuesi i Leister dhe i kombëtares së Anglisë, Xhimi Vardi është bërë bashkëpronar i skuadrës amerikane të Roçester Rinos, e cila militon në ligën e dytë në SHBA.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi amerikan nëpërmjet kanaleve zyrtare të klubit ku njofton se sulmuesi i njohur është zyrtarisht bashkëpronar i skuadrës.

Sulmuesi 34-vjeçar me skuadrën e Leisterit në këtë sezon është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 42 ndeshje ku ka mundur të realizojë 17 gola dhe të dhurojë 9 asist.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"