ZYRTARE/ FSHF gafë me grupet e Kategorisë së Parë, Vllaznia si “autostradë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 22:00

ZYRTARE/ FSHF gafë me grupet e Kategorisë së Parë, Vllaznia si “autostradë”

Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv në FSHF, janë marrë edhe disa vendime, të paralajmëruara më parë nga Panorama Sport. Tashmë, Sokol Jareci do të jetë në pozicionin e Kryetarit të Komisionit të Dizenjimit pranë FSHF-së, ndërkohë që është miratuar edhe ndarja e skuadrave në Kategorinë e Parë, në dy grupe, A dhe B.

Komiteti-i-ri-i-ekzekutiv-i-FSHF

Vihet re një bashkim përsëri i Shënkollit dhe Besëlidhjes, ekipe të të njëjtit qytet, në Grupin A të Kategorisë së Parë, ndërkohë që shumë e lehtë duket rruga e Vllaznisë po në këtë grup. Nga ana tjetër, Besa, e cila sezonin e kaluar ishte në grupin A, këtë sezon është kaluar në grupin B.

Gjithashtu, do të hartohet edhe një raport për të ndryshuar numrin e lojtarëve të huaj që aktivizohen në kampionatin kombëtar. Komiteti gjithashtu miratoi edhe data e fillimit të kampionateve. Kështu, Kampionati Kombëtar i Kategorisë së dytë do të nisë më datë 16 shtator Kategoria Superiore për Moshat do të nisë në datë 2 shtator. Kampionati i femrave do të nisë më datë 15 shtator. Më poshtë, vendimet e plota…

VENDIMET

1. U miratuan listat e Arbitrave, Asistentëve, Vëzhguesve dhe Delegatëve për sezonin 2018-2019.
2. Z. Sokol Jareci emërohet në pozicionin e Kryetarit të Komisionit të Dizenjimit pranë FSHF-së.
3. Z. Dzemal Mustedanagiç emërohet në pozicionin e Drejtorit Teknik pranë FSHF-së.
4. Në lidhje me propozimin e klubeve për numërin e futbollistëve të huaj në fushë, KE vendosi që: Komisioni i garave të hartojë një raport të zgjeruar dhe të argumentuar për ndryshimin e numërit të lojtarëve të huaj që aktivizohen në kampionatin kombëtar.
5. U miratua edhe struktura e Kampionatit Kombëtar Kategoria e Parë, në ndarjen e skuadrave në dy grupe A dhe B, si më poshtë:

Grupi A

Vllaznia
Iliria
Erzeni
Besëlidhja
Dinamo
Korabi
Burreli
Shënkolli
Vora
Veleciku

 

Grupi B

Lushnja
Bylis
Apolonia
Tomori
Pogradeci
Besa
Egnatia
Turbina
Elbasani
KF Oriku

 

(Shorti i Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë do të hidhet në FSHF, ditën e hënë datë 20 gusht, ora 11.00)

 

6. U miratua edhe struktura e Kampionatit Kombëtar Kategoria e Dytë, në ndarjen e skuadrave në dy grupe A dhe B, si më poshtë:

 

Grupi A

Vllaznia B
Tërbuni
Klosi
Spartaku
Partizani B
Luzi 2008
Gramshi
Tirana B
Internacional Tirana
Sopoti
Kukësi B
Ada
Kevitan
Rubiku

 

Grupi B

Shkumbini
Naftëtari
Albpetrol
Devolli
Delvina
Butrinti
Maliqi
Këlcyra
Skrapari
Tepelena
Memaliaj
Gramozi
Përmeti
FC.Termi

 

7. Komiteti gjithashtu miratoi edhe data e fillimit të kampionateve. Kështu, Kampionati Kombëtar i Kategorisë së dytë do të nisë më datë 16 shtator Kategoria Superiore për Moshat do të nisë në datë 2 shtator.
Kampionati i femrave do të nisë më datë 15 shtator.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"