ZYRTARE/ Ishte në prag largimi, Mançester Junajtid befason me vendimin e fundit për Kristiano Ronaldon
Mançester Junajtid do të zhvillojë ndeshjen e parë në Europa Ligë, mbrëmjen e së enjtes ndaj Real Sociedadit, në stadiumin “Old Trafford”, në orën 21:00.
Së fundmi, “Djajtë e Kuq” kanë zbuluar listën e futbollistëve për këtë kompeticion ku e kanë fituar një herë, në sezonin 2016/2017 me Zhoze Murinjon në pankinë.
Në listën e 25 futbollistëve, bie në sy emri i Kristiano Ronaldos, i cili është i përfshirë në këtë kompeticion.
Ylli portugez ishte prag largimi nga Mançesteri për të kaluar te një skuadër ku të aktivizohej në Champions, por mesa duket përfshirja e tij në këtë turne mund të ndryshojë totalisht rrjedhën e së ardhmes së tij.
LISTA E PLOTË E FUTBOLLISTËVE TË MANÇESTER JUNAJTID NË EUROPA LIGË –
Portierë – David De Gea, Martin Dubravka, Tom Heton.
Mbrojtës – Diogo Dalo, Viktor Lindelof, Herri Meguajër, Tirel Malasia, Lisandro Martinez, Luk Shou, Aksel Tuanzebe, Rafael Varan, Aron Van-Bisaka.
Mesfushorë – Kazemiro, Kristian Eriksen, Bruno Fernandesh, Fred, Skot MekTominej, Fakundo Pelistri, Xhadon Sanço, Doni Van De Bek.
Sulmues – Entoni, Alehandro Garnaço, Entoni Marsial, Markus Rashford, Kristiano Ronaldo.
All six of Erik’s summer signings have been named in our 25-man squad for the #UEL group stage… 👊#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) September 5, 2022
BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL
