ZYRTARE/ Ish-trajneri i Tiranës prezantohet te Parma! Ze Maria: T’i kërkosh një gjë të tillë një braziliani është si ta çosh në parajsë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 18:41

ZYRTARE/ Ish-trajneri i Tiranës prezantohet te Parma! Ze Maria: T’i kërkosh një gjë të tillë një braziliani është si ta çosh në parajsë

Aventurë e re për ish-trajnerin e Tiranës, brazilianin Ze Maria. Pas një periudhe të gjatë larg pankinave, ai është prezantuar tashmë si pjesë e akademisë së Parmës, klub në të cilin nisi karrierën e tij në futbollin italian më shumë se dy dekada më parë.

ze maria

Ze Maria do të jetë pjesë e akademisë si “mësues” për teknikën e lojtarëve të rinj, duke filluar nga moshat e vogla e deri te U19, për të përgatitur lojtarë që të jenë të gatshëm për ekipin e parë. Ka qenë vetë braziliani që ka zbuluar këtë detyrë të re me një postim në rrjetet sociale.

“Kthehem në shtëpinë time të parë në Itali pas plot 24 vitesh! Isha ende një djalosh kur mbërrita… korrik 1996. Sot kthehem me mjekrën thuajse krejtësisht të bardhë për t’i mësuar teknikën djemve të cilët kanë të njëjtin objektiv që kisha unë në moshën e tyre. 14/19 vjeçarë… të arrija në skuadrën e parë dhe të bëhesha një futbollist profesionist.

ze maria

Detyra që më është caktuar nga Parma dhe më specifikisht nga përgjegjësi i sektorit të të rinjve, Matia Notari, është që t’i bëj të punojnë shumë teknikisht! Dhe t’i kërkosh një gjë të tillë një braziliani është si ta çosh në parajsë!! Kjo është arsyeja pse pranova me shumë entuziazëm këtë sfidë shumë të bukur. Falënderoj përsëri klubin për këtë detyrë dhe shpresoj që të jem në lartësinë e këtij projekti shumë të bukur!!!”, shkruante Ze Maria në postimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"