Zyrtare/ Ish-trajneri i Partizanit gjen skuadër, firmos me klubin jordanez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2020 | 0:17

Zyrtare/ Ish-trajneri i Partizanit gjen skuadër, firmos me klubin jordanez

Skënder Gega tashmë ka gjetur një ekip ku do të ushtrojë profesionin e tij, atë të trajnerit.gega

Ish-trajneri i Partizanit me të cilët fitoi edhe titullin kampion sezonin e kaluar pas 26 viteve, ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në Jordani , më saktë me skuadrën e Al Faisali.

Sezoni në Jordani sapo ka nisur dhe skuadra e Al Faisali ka zhvilluar vetëm një ndeshje ku ka dalë barazim.

Gega para pak kohësh ishte shumë afër Kukësit, kur këta të fundit shkarkuan Shpëtim Duron, por marrëveshja nuk u arrit dhe tashmë tekniku kryeqytetas do ta vazhdojë karrierën e tij në Jordani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"