ZYRTARE/ Ish-trajneri i Kukësit merr drejtimin e skuadrës së njohur zvicerane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2021 | 16:44

ZYRTARE/ Ish-trajneri i Kukësit merr drejtimin e skuadrës së njohur zvicerane

Ish-trajneri i Kukësit, Artim Shaqiri do të vijojë karrierën në Zvicer. Prej ditës së djeshme, ai është zyrtarisht trajneri i ri i Shafhauzen, që militon në Ligën e Dytë. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Shaqiri-2

48-vjecari ka një karrierë të pasur si lojtar dhe trajner. Shaqiri luajti në Maqëdoninë e Variut me fanellën e Vardarit dhe në liga të ndryshme evropiane si: Halmstad BK (Suedi), TeBe Berlin, Gorica (Slloveni), Malatijaspor (Turqi), CSKA Sofija (Bullgari). Ish-mesfushori u transferua tek Uest Bromuiç në Angli.

unnamed

Nga Anglia Shaqiri kaloi te Aalborg (Danimarkë) dhe më pas në Vaduz (Lihtenshtejn) përmes Inter Turku (Finlandë).

Shqiptari i Maqedonisë u kthye te Shkëndija, Besa Kavajë dhe Qarabag në Azerbajxhan. Një CV e mbushur plot!

Shaqiri_Artim_Kukes_coach

Ndërsa, si trajner 48-vjeçari punoi te Shkëndija e Tetovës, Kukësi dhe Flamurtari i Prishtinës. Vlen të theksohet fakti se te skuadra e Shafhauzen aktivizohen disa futbollistë shqiptarë, ku spikasin, Bujar Lika, Hamdiu, Bislimi, Krasniqi, Kastrati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"