ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i të rinjve të Interit bashkohet me Dinamon, gati për ndeshjen e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 12:40

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i të rinjve të Interit bashkohet me Dinamon, gati për ndeshjen e radhës

Dinamo po vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Tërbunin, me intesitet të lartë. Skuadra e drejtuar nga Camarata ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës.

NDiaye-Lamine-1

Siç bëri me dije dhe “Panorama Sport”, prej disa ditësh në stërvitjet me skuadrën “blu” është bashkuar edhe sulmuesi senegalez me nënshtetësi italiane, Lamine N’diaye, i cili mund të jetë i gatshëm që nga ndeshja e rradhës.

Njoftimi i klubit:

“Dinamo vazhdon përgatitjet me intensitet të lartë në prag të ndeshjes kundër Tërbunit.

Skuadra e drejtuar nga Cammarata ka zhvilluar sot stërvitjen e rradhës, ndërkohë e sigurt është mungesa e Boçit për sfidën e së shtunës, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Atmosfera në ekip është mjaft e mirë dhe lojtarët janë me besim të plotë, për të marrë fitoren e parë në kampionat, ndërkohë, i gjithë ekipi Blu është shlyer financiarisht nga drejtuesit e ekipit.
Prej disa ditësh në stërvitje me dinamovitët është bashkuar edhe sulmuesi senegalez me nënshtetësi italiane, Lamine N’diaye, i cili mund të jetë i gatshëm që nga ndeshja e rradhës.
N’diaye ka qenë pjesë e moshve të Interit dhe Lazios ndërsa sëfundmi qe pjesë e FC Marbella në Spanjë.
Shumë shpejt pritet të mbërrijë në kryeqytet edhe një tjetër sulmues nga Serie B, për llogari të 18 herë kampionëve të vendit!” 

dddddd

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"