ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Partizanit del në stërvitje me klubin e Superligës së Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 15:43

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Partizanit del në stërvitje me klubin e Superligës së Kosovës

Theofilus Solomon është zyrtarisht pjesë e Ballkanit në Superligën e Kosovës. Ish-sulmuesi i Partizanit, është bashkuar ditën e sotme me ekipin nga Suhareka, teksa ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me skuadrën e re.

Solomon Ballkani

Solomon do të nisë kështu aventurën e tij në kampionatin kosovar të futbollit, teksa së fundmi ishte pjesë e Qadsias në Katar. Më herët 25-vjeçar është aktivizuar edhe me Inter Zapresiç, Ujpest, Rijeka, Omonia Nikosia, Partizanin e Beogradit, Sibenik, Istra, etj.

Me afrimin e Solomon, Ballkani është kompletuar plotësisht, teksa objektiv këtë sezon është fitimi i titullit kampion.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"