ZYRTARE/ Ish-mesfushori i Shpresave nënshkruan kontratë 2.5 vite me klubin e Serisë B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 17:56

ZYRTARE/ Ish-mesfushori i Shpresave nënshkruan kontratë 2.5 vite me klubin e Serisë B

Mesfushori Idriz Voca ka nënshkruar kontratë me Kozencën në Serinë B, duke hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, pas periudhës së vështirë ku qëndroi 6 muaj pas skuadër.

VOca

Ka qenë menaxheri i lojtarit, Gëzim Ibrahimi, ai që ka postuar një foto të Vocës në rrjetet sociale me fanellën e klubit italian. Mësohet se Voca ka nënshkruar për dy vite e gjysmë me klubin e ri, ku do të kërkojë të shpalosë vlerat e tij.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, i cili në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Shpresave të Shqipërisë, duke u aktivizuar 3 ndeshje, kishte mbetur pa klub në gjashtë muajt e fundit, pasi ndërpreu kontratën me Ankaragucu.

Karrierën si lojtar Voca e ka filluar te Luzern, ndërsa së fundmi u stërvit për disa ditë më këtë klub. Kozenca lufton për mbijetesë në ligën e dytë italiane, pasi aktualisht gjendet në vendin e 17 me 16 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"