ZYRTARE/ Ish-mbrojtësi i Partizanit surprizon me të ardhmen, vishet bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2023 | 20:40

ZYRTARE/ Ish-mbrojtësi i Partizanit surprizon me të ardhmen, vishet bardheblu

Ish-mbrojtësi i Partizanit sezonin e kaluar, Filip Gligorov ka surprizuar me të ardhmen, teksa ditën e sotme është prezantuar te skuadra e Ferizajt në kampionatin kosovar të futbollit.

gligorov

Mbrojtësi maqedonas është një përforcim me vlera për ekipin dardan teksa CV-ja e tij është mjaft e pasur. Gligorov më parë ka luajtur edhe në Shqipëri me Kukësin, Partizanin dhe Vllazninë ndërsa tani do të provojë edhe kampionatin kosovar.

Gligorov Ferizaj

Lajmi për transferimin e Gligorov te Ferizaj është konfirmuar nga vetë klubi bardheblu nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Kjo është hera e parë që Gligorov do të luajë në futbollin kosovar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"