ZYRTARE/ Ish-lojtari i Tiranës ndërpret bashkëpunimin me skuadrën kuqezi: Nga sot nuk jam pjesë e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2021 | 15:08

ZYRTARE/ Ish-lojtari i Tiranës ndërpret bashkëpunimin me skuadrën kuqezi: Nga sot nuk jam pjesë e…

Argjent Mustafa nuk është më pjesë e skuadrës së Drenicës. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë fantazisti me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ku deklaron ndërprerjen e bashkëpunimit me klubin nga Skënderaj. Argjent Mustafa është i njohur dhe në arenën e Kategorisë Superiore pasi ka mbajtur veshur fanellat e Tiranës, Partizanit, Laçit, Besës, Kamzës dhe Flamurtarit.

MUSTAFA

POSTIMI I ARGJENT MUSTAFËS –

“Nga sot nuk jam lojtar i KF Drenicës. Falenderoj klubin, trajnerët dhe lojtarët!

Së shpejti do të vendos për klubin ku do të vazhdoj karrierën.

Me respekt

Argjent Mustafa”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"